Shqipëria, Mali i Zi dhe katër vende të tjera që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, i janë bashkuar nismës së Brukselit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë Politikë të Jashtme të BE’së Catherine Ashton.
Sipas deklaratës, Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojnë sanksionet e BE’s ndaj Rusisë.
Në këto sanksione përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë.
Norvegjia dhe Lihtenshtejni, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, por bëjnë pjesë në Komunitetin Ekonomik Europian, i janë bashkuar gjithashtu sanksioneve.
“Bashkimi Europian i merr në konsideratë këto vendime dhe i mirëpret ato”, tha Ashton në deklaratën e saj.
Sanksionet ndaj Rusisë vijnë pas asaj aneksimit të Krimesë.Siç dihet Krimea ka mbajtur referendum për bashkimin me Rusinë.
Ndërsa Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka firmosur dekretin për njohjen e Krimesë si shtet të pavarur dhe sovran si pjesë të Federatës Ruse