Home SPORT Shqipëria nuk e do, e thërret Irani

Shqipëria nuk e do, e thërret Irani

Nuk është Përfaqësuesja e Zvicrës, as e Greqisë ajo që tani po kërkon shërbimet e një futbollisti shqiptar. Përfaqësuesja e Iranit mësohet t’i ketë dërguar ftesë Xhevahir Sukajt

Një tjetër futbollist shqiptar pritet të luajë me përfaqësuesin e një vendi tjetër. Gjithsesi, kësaj here nuk bëhet fjalë për Zvicrën, Greqinë apo Norvegjinë.

Është Përfaqësuesja e Iranit ajo e cila i ka dërguar ftesë futbollistit shqiptar, Xhevahir Sukajt.

Rikthimi pozitiv i këtij të fundit me skuadrën e Sepahan, ka bërë që drejtues së Federatës së Futbollit Iranian ta thërrasin në skuadrën e tyre përfaqësuese.

E, siç raporton ‘Supersport’, Sukaj është i tërhequr nga kjo ofertë dhe me shumë mundësi mund ta pranojë atë, pasi ai nuk ka marrë asnjëherë ftesë nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi.

 

Previous articlePSG fiton Kupën e Ligës në Francë
Next articleShiu rrotullon veturat në Podujevë