Dashuria e disa shqiptarëve në të katër anët ku ata jetojnë për kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan, tashmë është dëshmuar disa herë. Këtë dashuri ata e shprehin çdo ditë me postime në rrjetet sociale dhe me hapjen e profileve për të fortin e Turqisë.
Por ka edhe të tillë që kohëve të fundit kanë shkuar përtej kësaj dashurie, duke ia rikthyer shpinën Erdoganit e duke e pëlqyer kundërshtarin e tij më të madh, Fethullah Gylen. Gylen, dikur mik i Erdoganit, pas shpërthimit të protestave në Turqi ka dalë kundër shefit të qeverisë turke.
Bile Erdogani e ka akuzuar Gylenin se ai është sponsorizues i protestave të përgjakshme.
Gylen është pronar i rrjetit të shkollave fillore dhe të mesme gjithandej Turqisë, por edhe në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi. Ai jeton që prej shumë vitesh në SHBA.
Fethulla Gylen është një faqe e hapur në Facebook në gjuhën shqipe, që deri më tash i ka 1.770 pelqime, derisa është e hapur edhe një ueb faqe në Shqipëri, www.fgulen.com/al.
Në profilin e Gylenit në Facebook dhe në ueb faqe ka disa të dhëna për të dhe fjalë të urta të disidentit turk.