Home LAJME Shqyen kartelën e anëtarësisë së LDK-së: Haram të koftë mundi im, i...

Shqyen kartelën e anëtarësisë së LDK-së: Haram të koftë mundi im, i pa fytyri Isa Mustafa

Duket se nuk është pritur mirë arritja e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, Abdullah Thaçi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas arritjes së marrëveshjes mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai, këtë vendim të tijin e ka bërë të ditur përmes llogarisë në Facebook, madje duke e shqyer kartelën e anëtarësisë së LDK-së.
“Të nderuar miq, Jap dorëheqje të pa kthyshme nga të gjitha funksionet dhe vet antarësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, (sic) ka shkruar Thaçi përbri fotos, ku shihet kartela e anëtarësisë së LDK-së e shqyer në dy pjesë.

Ai më tutje nuk ka pranuar, siç ka thënë, të ofendohet dhe se më shumë se kurrë, sonte po i dhimbet gjaku i bashkëpunëtorëve të presidentit, Ibrahim Rugova, të vrarë nga SHIK-u i Hashim Thaçit.
“Personalisht nuk pranojë të ofendohem. Një vendim bazuar në moralin tim, në nderin e familjes time, për të ardhmën time politike do ta marr së shpejti. Ma shumë se kurr, sonte po më dhimbet gjaku i bashkëpuntorëve të Presidentit Rugova të vrar nga SHIKu i Hashim Thaçit. Haram të koftë mundi im, i pa fytyri Isa Mustafa”, (sic) ka shkruar më tutje Thaçi. /Telegrafi/
Previous articleAAK-ja nuk e përjashton koalicionin me PDK-në
Next articleEkspertët e sigurisë: S’ka besim më në EULEX-in