“Shtegtarët e Lirë” janë filluar rrugëtimin e tyre. Janë nisur nga Gjilani e synojnë të arrijnë në Bruksel. Një ecje kjo 5 milionë hapash që ka për qëllim lobimin për sa më shumë njohje për shtetin e Kosovës.
Ata para nisjes i ka takuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri të cilët i ka shoqëruar deri tek Teatri i Qytetit, ku i ka përcjell dhe u ka dhënë flamurin e Republikës së Kosovës të bashkuar me atë të Bashkimit Evropian që ta bartin gjatë ecjes së tyre dhe ta dërgojnë në kryeqendrën e BE-së që edhe flamuri i Kosovës të valoj krah flamujve të shteteve anëtare.
Udhëtimi i tyre do të zgjatë 78 ditë, ndërsa për qëllim ka që ta përçojnë kërkesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për lëvizje të lirë, për mundësi të lirë dhe mundësi të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.
Ekrem Avdiu në emër të grupit ka thënë se nga sot këtë rrugë të cilën po e nisin e bëjnë për faktin që t’i tregojnë botës së mbarë se edhe ne jemi pjesë e Evropës dhe meritojmë të lëvizim gjithandej të lirë dhe pa pengesa.
Ndryshe në grupin “Shtegtarët e Lirë” janë: Ekrem Avdiu, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha. /