Home SHOWBIZ Shtëpia e Cobain, mund të bëhet muze

Shtëpia e Cobain, mund të bëhet muze

htëpia në të cilën është rritur ylli i ndjerë i muzikës, Kurt Cobain, mund të shndërrohet në muze.

Tifozët e liderit të grupit Nirvana kanë nisur një iniciativë për të mbledhur para për ta kthyer pronën në Aberdeen, Washington, në një atraksion turistik.

Nëna e këngëtarit Wendy O’Connor, e nxori në shitje shtëpizën vitin e kaluar për 500 mijë dollarë, edhe pse ajo është vlerësuar me vetëm 67 mijë dollarë.

Tash, gazetarja Jaime Dunkle, fanse e rokerit, ka krijuar një ueb-faqe GoDundMe për t’u përpjekur të mbledhë 700 mijë dollarë.

“Të sigurohemi se shtëpia të shndërrohet në përkujtimore nga fansat tanë, ashtu që të mos përfundojë në kthetrat e lakmitarëve kapitalistë”, ka thënë Dunkle.

Previous articleJuventusi në çerekfinale të EL
Next articleEL: Valencia fiton, Lyoni pëson, të dyja kualifikohen