Home LAJME Shtohet uji në Batllavë, Badovci nga Ujmani mbushet javën tjetër

Shtohet uji në Batllavë, Badovci nga Ujmani mbushet javën tjetër

foto (1)Niveli i Liqenit të Batlllavës nga të reshurat e fundit është ngritur për 4 centimetra. Edhe pse me kaq pak ngritje niveli, kjo ka ngjallur shpresë te drejtuesit e ujësjellësit rajonal “Prishtina”.
Reshjet janë mënyra e vetme që për momentin po shihen si alternativë e mbushjes së liqenit, i cili furnizon me ujë pjesën më të madhe të Prishtinës, 60 për qind të saj.
Gjelosh Vata drejtor i ujësjellësit për emisionin ‘038’ të KTV së ka deklaruar : ‘Batllavën e mbush me ujë veç zoti duke nënkuptuar që përveç reshjeve ky liqe nuk ka alternativë tjetër të mbushjes’.
Derisa Komuna e Prishtinës ka prezantuar mbushjen e Batllavës nga lumi Kaçandoll si ide, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli thotë se idetë shpesh mbesin vetëm si të tilla. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet kuturu por duhet të bëhen analiza për të parë se sa janë të realizueshme idetë dhe sa është kostoja e tyre.
Batllava mund të rritet edhe disa centimetra sivjet por sipas ekspertëve s’mund të mbushet e tëra. Instituti Hidrometeorologjik sipas Sylë Tahirsylajt parasheh shira gjatë tërë marsit.
Derisa Batllava pret reshje, Badoci javën e ardhshme nis të mbushet me ujë nga liqeni i Ujmanit nëpërmjet kanalit të Ibër Lepencit.

Previous articleMbahen bisedimet e para direkte Rusi-Ukrainë
Next articleAsfalti që u prish për 5 muaj