Si e mbron çokollata zemrën dhe ul rrezikun nga sulmi

si-e-mbron-ccedil-okollata-zemr-euml-n-dhe-ul-rrezikun-nga-sulmi_hd

Hulumtuesit amerikanë thonë se disa baktere në stomak e gëlltisin çokollatën e zezë dhe e fermentojnë atë në komponime antiinflamatore të cilat janë të mira për zemrën.

Pluhuri i kakaos, një përbërës në çokollatë, përmban disa komponime polifenole, ose antioksidante si katehinën dhe epikatehinën, dhe një sasi të vogël të fibrave dietike, tha udhëheqësi i studimit, John Finley, nga Louisiana State University. Të dy komponentet treten dhe absorbohen dobët, por kur ato arrijnë në zorrë të trashë, mikrobet e mira i marrin përsipër.

“Në studimin tonë kemi zbuluar se fibrat janë fermentuar dhe se polimeret e mëdha polifenolike janë metabolizuar në molekula më të vogla, të cilat janë absorbuar më lehtë. Këto polimere më të vogla shfaqin aktivitet anti-inflamator,” tha Finley në një deklaratë.

Finley vuri re se kombinimi i fibrave në kakao me prebiotikë ka gjasa ta përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të personit dhe të ndihmojë t’i shndërrojë polifenolet në stomak në komponimet anti-inflamatore.

“Kur hani prebiotikë, aftësia përfituese mikrobiale e zorrëve rritet dhe e tejkalon çdo mikrob të padëshirueshëm në zorrë, si ato që shkaktojnë probleme në stomak”, shtoi Finley.
Prebiotikët janë karbohidratet që gjenden në ushqimet si hudhra e papërpunuar dhe gruri i zier integral të cilat njerëzit nuk mund t’i tretin por bakteret e mira preferojnë t’i konsumojnë. Ato vijnë edhe si suplemente ushqimore.

Finley tha se njerëzit mund të kenë edhe më shumë përfitime shëndetësore kur çokollata e zezë kombinohet me fruta të ngurta si shega dhe akai.

Gjetjet u prezantuan në Takimin e 247-të Kombëtar të Shoqatës Kimike Amerikane në Dallas.

Top