Home Kuriozitete Si është numëruar më parë?

Si është numëruar më parë?

Sot mundemi vetëm të supozojmë se si kanë numëruar njerëzit në kohët e lashta dhe si i kanë quajtur numrat para se të mësojnë të shkruajnë. Në periudhën parahistorike, ndoshta njeriu ka përdorur numërimin duke u mbështetur në vrojtimin e tyre, kurse disa fise nga Papua edhe në periudhën e tanishme, gjatë numërimit, përdorin gishtat e duarve dhe të këmbëve.

Sipas kësaj mënyre të numërimit janë emërtuar edhe numrat, kështu që numri 5 në përkthim do të thotë, “dora”, kurse numri 20 do të thotë, “dy duar dhe dy këmbë”. Fisi i vjetër Maya, kishte zhvilluar një sistem unik matematikor të numrave, sipas të cilëve, njëshat janë shënuar me anë të pikave, kurse linjat janë përdorur për pesë njësha. Numrat janë shkruar horizontalisht, por edhe vertikalisht.

Tek egjiptianët e lashtë gjërat janë disi të ndryshme. Ata në periudha shumë të hershme përdornin shenjat me të cilat i shënonin numrat dhe për këtë qëllim kanë përdorur shkrimin e tyre me piktura, hieroglifet.

Nuk është mjaft e sigurt se çfarë përfaqësojnë disa piktura individuale me të cilat janë të shënuara numrat, por supozohet se imazhi i litarit për numërimin, simbolizon numrin 100, imazhi i një zambaku uji, numrin 1000, imazhi i një gishti, numrin 10.000, krokodili simbolizon numrin 100.000, imazhi i një njeriu me duart e tij të ngritura, numrin një milion dhe karakteri i universit ka pasur kuptimin e shifrës 10 milionëshe.

Romakët kishin zhvilluar një sistem numërimi i cili ka pasur një ndikim të madh në të gjithë kulturën evropiane dhe botërore dhe përdoret edhe në ditët e sotme për disa qëllime. Ky sistem është shumë i ngjashëm me sistemin numerik egjiptian, për shkak se një karakter përfaqëson një vlerë, por rregullat për lidhjen e këtyre karaktereve në një tërësi, është shumë më e komplikuar.

Numrat bazë në sistemin numerik romak janë : I, V, X, L, C, D, M, ku secila përfaqëson një vlerë.

Previous articleVajza që ha produktet kozmetike: Dua të jem e bukur brenda
Next articleSHBA: Në Misuri u ekzekutua vrasësi dhe dhunuesi