Këngëtarja e njohur Britney Spears ka arritur që trupin e vet ta transformojë për një kohë shumë të shkurtër. E si arriti këtë rezultat pop këngëtarja, këtë e ka zbuluar trajneri i saj personal, Toni Martinez. Ai në një intervistë për magazinën ‘Life&Style;’ ka shpalosur gjithçka rreth këtij rezultatit mahnitës të këngëtares.
Trajneri personal i këngëtares Britney Spears, Toni Martinez, ka zbuluar se fshehtësia është tek doza e ushqimit. Ai ka theksuar se Britney është në një dietë mirë të balancuar, ndërsa ka shtuar se në menynë e saj ditore më së shumti gjendet sallatat kryesisht ato jeshile. Këngëtarja në ditë merr 1.200 deri në 1.600 kalori dhe këto prej 5 deri në 6 shujta.
Karshi ushqimit të balancuar, ushtron tre deri na katër herë në javë, ndërsa ushtrimet që nuk janë aspak të lehta zgjasin afro 40 minuta. “Ushtrimet kurrë nuk janë të njëjta. Britneyit i pëlqejnë shumë ushtrimet dhe kjo shihet edhe në trupin e saj. Ajo është shumë e disiplinuar”, ka treguar trajneri i saj i cili ka shtuar se ushtrime janë edhe loja në fushë, tenisi e secila lëvizje tjera fizike.