Si ta kuptoni nëse fëmija juaj është i talentuar

Vëzhgoni fëmijën tuaj, kushtoni vëmendje se me çfarë dëshiron më së shumti të luaj.

Si ta kuptoj nëse fëmija im është i talentuar?

Vëzhgoni fëmijën tuaj, kushtoni vëmendje se me çfarë dëshiron më së shumti të luaj. Nëse fëmija juaj është talent i lindur, ai do ta shfaq këtë që në vegjëli. Për këtë është e rëndësishme që të kaloni sa më shumë kohë me të, në mënyrë që ta kuptoni më mirë, dhe eventualisht ta kuptoni nëse është talent apo jo. Krijoni ambient të këndshëm për loje, ndërsa lodrat zgjidhini varësisht nga interesimi i vogëlushit.

Kur fillon fëmija ti shfaq talentet e tij?

Tek fëmijët e talentuar, kjo prirje shfaqet shumë herët që në moshën 2 gjer në 7 vjeç. Në atë periudhë fëmija shfaq interesim të qartë për ndonjë fushë të caktuar, vallëzim, muzikë, sport, art apo shkencë, dhe kjo është koha e duhur që talentin ta drejtoni në mënyrë të duhur.

Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse fëmijët e talentuar dinë të jenë shumë të ndjeshëm nëse talenti tyre ka mbetur i pa zbuluar.

 

Si mund ti ndihmoj vogëlushit të talentuar?

Gjithsesi, prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, sidomos nëse fëmija ka një prirje të veçantë. Është shumë me rëndësi që të zgjidhni një mësues të mirë muzike, një klub të mirë sportiv dhe ngjashëm, ashtu që fëmija juaj të përparojë më shumë.

Megjithatë, fëmijët kanë nevojë për përkrahje dhe mirëkuptim, andaj asnjëherë mos lejoni që ambiciet tuaja të jenë para interesave të fëmijëve. Më e rëndësishme është që fëmija në çdo moment të ndjejë përkrahjen tuaj dhe zinxhirin e fortë familjar. Po ashtu, do të ishte mirë që familja, sidomos nëse keni më shumë fëmijë, të ketë disa rituale të veta gjatë festimit të suksesit…

Çfarë ndodh nëse fëmija shfaq më shumë talente?

Fëmija i talentuar dallohet nga fëmijët tjerë dhe për këtë duhet të jeni të vetëdijshëm. Përveç që tregojnë prirje për ndonjë fushë të caktuar, ata janë shumë kreativë, të dedikuar dhe inteligjent, dhe në shumë raste madje janë të talentuar në shumë drejtime.

Po ashtu, mund të ndodh që fëmija të shfaq talent për muzikë, por një kohë mund të mos dijë se në cilin instrument dëshiron të luaj, apo pas një kohe mund ta zbuloni se ai me të vërtetë shumë bukur aktron. Nuk duhet të brengoseni edhe nëse fëmija ndalon nga hobitë e tij dhe i dedikohet një gjëje tjetër, pra edhe në këto raste bëhuni përkrahja e tij më e madhe.

Këshilla për prindërit e fëmija të talentuar

1. Gjeni një mësues për të cilin e dini që është i zoti në punë, sepse ai tek fëmija do të zhvillojë durimin, disiplinën dhe respektin. Natyrisht, fëmija do të jetë i kënaqur nëse e mëson dikush që i pëlqen dhe dikujt që i beson.

2. Le të jenë pritjet tuaja realiste. Sigurisht që keni dëgjuar për stereotipe, se si prindërit për çdo çmim dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm, duke mos menduar për ndjenjat e vogëlushëve. Për këtë, le të ju bëhet numër një fakti, që fëmija juaj është i kënaqur, i lumtur dhe i entuziazmuar me atë çfarë bën.

3. Ndonjëherë fëmijët janë te ngadalshëm, prandaj do te ishte mire qe ne marrëveshje me mësuesin ti vendosni qëllimet. Po ashtu, hulumtoni për programet speciale apo kampet ku fëmijët mund te shoqërohen me fëmijët e tjerë dhe te mësojnë ne fushat me interes te përbashkët.

4. Bëni përparim. Fëmijët e talentuar zakonisht dëshirojnë perfeksion dhe për këtë mund të jenë nën stres të madh nëse nuk e përfundojnë një gjë ashtu si e kanë menduar. Në asnjë mënyrë nuk duhet ti përqeshni apo ti nënçmoni për këtë gjë. Për çdo përparim të vogël, bëjini të ditur që jeni krenar për të apo shpërblejeni dhe i thoni që të gjithë njerëzit ndonjëherë gabojnë.

5. Për në fund, ndonjëherë fëmija dëshiron të jetë fëmijë. Edhe nëse vogëlushi tregon rezultate sikurse i rrituri, keni parasysh që ndonjëherë do të dëshirojë të përkëdhelet me ju, të dëgjojë përralla për natë të mirë, të shoqërohet me moshatarët e tij…