Si ta mësoni veten që të zgjoheni herët

Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:

1. “Mashtroni orën tuaj të brendshme”

Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. Çdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.

2. Përdorni këtë “truk” të mendjes

Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

3. Pini kafen para orës 10.00

Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe për gjatë orëve të pasdites dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni të konsumoni pije pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

4. Nëse stërviteni, bëjeni pas punës

Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tri deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ia jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

5. Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites:

Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë qumështi dhe drithërat, ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.