Në të kaluarën shumë doktorë kanë sugjeruar që ilaçet të merreshin gjatë natës. Kjo për arsye se shumica e sulmeve në zemër ndodhin në orët e hershme të mëngjesit. Në teori, ulja e tensionit të gjakut gjatë natës e zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër gjatë mëngjesit.
Pyetje për Mayo Clinic: Mjekët më kanë caktuar si terapi përdorimin e ilaçeve për uljen e tensionit të gjakut. A ka rëndësi se në çfarë kohe i marr ilaçet? Sa herë që i marr ilaçet gjatë natës nuk flej deri në mëngjes. Gjithashtu, dëshiroj të pyes, nëse duhet t’i marrë këto ilaçe gjatë gjithë jetës?
Përgjigje nga Mayo Clinic: Nuk është e thënë që ilaçet për uljen e tensionit të gjakut të merren gjatë orëve të natës. Ndërsa nëse do t’i marrësh ilaçet për pjesën tjetër të jetës, kjo varet prej llojit të jetës që do të vësh. Në shumicën e rasteve tensioni i gjakut është i lidhur ngushtë me mënyrën se si e kalon ditën, çka t’i ha, sa kohë ti ushtron e përcakton tensionin e gjakut. Eliminimi i kripës nga menyja dhe shtimi i pemëve në meny ndikojnë tepër shumë në tension të gjakut. Ushtrimet e rregullta fizike gjithashtu mundësojnë që tensioni të mbahet nën kontroll. Pesha e trupit është po ashtu faktor kritik. Hulumtimet kanë treguar se personat me peshë të madhe, nëse dobësohen për rreth 10 për qind të peshës së tyre, e vënë tensionin nën kontroll.
Lidhur me kohën se kur merren ilaçet. Në të kaluarën shumë doktor kanë sugjeruar që ilaçet të merreshin gjatë natës. Kjo për arsye se shumica e sulmeve në zemër ndodhin në orët e hershme të mëngjesit. Në teori, ulja e tensionit të gjakut gjatë natës e zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër gjatë mëngjesit. Por realiteti nuk përputhet me ketë teori për disa arsye. Së pari, tensioni i gjakut tek shumica e njerëzve në mënyrë të natyrshme ulët gjatë orëve të natës. Per ketë arsye nuk ka fare nevojë që ilaçet të merren gjatë asaj kohe. E dyta, efekti që kanë sot ilaçet për uljen e tensionit të gjakut zgjatë bukur shumë. Pra, shumicën e herëve nuk ka kurrfarë nevoje që këto ilaçe të merren më shpesh se njëherë në 24 orë. Pra nuk ka kurrfarë rëndësie se në çfarë kohe të ditës i merr ilaçet, e rëndësishme është që ilaçet t’i marrësh çdo ditë në të njëjtën kohë – për shembull çdo ditë në mëngjes.
Problemet me gjumë, kur përdor ilaçe për ulje të tensionit, janë të zakonshëm nëse ilaçet merren përpara orës së gjumit. Ilaçet diuretike janë ato që më së shumti i përshkruhen personave me probleme me tension të gjakut. Formula e funksionimit të këtyre ilaçeve është se ato fillojnë të japin efekt duke i ndihmuar veshkët tuaja që të lirohen nga uji dhe kripa. Shumicën e herëve këto ilaçe japin efekt. Por këto të dërgojnë në banjo bukur shpesh. Prandaj, është mirë që të merren në mëngjes.