Si të jemi gati për një trup të tonifikuar për në verë. Ja trinomi i momentit

Edhe pse vera ne fakt nuk është ende tek porta, ju kujtojmë se është tamam momenti i duhur për te zhvendosur seriozisht vëmendjen ne drejtim te përgatitjes për te treguar kur te vij koha një trup sa me te tonifikuar.

Është ne ditët e tij te fundit edhe dimri i këtij viti dhe ne prag është pranvera. Kështu qe edhe nëse gjate dimrit i keni lejuar vetes ndonjë te ngrënë sipas dëshirës, me shume kohe ne kolltuk, dhe pak lëvizje ne tërësi, tani është momenti ideal për te ndryshuar stilin e jetës dhe për tu lodhur ca me shume.

Dhe pranvera është stina me e përshtatshme ne këtë drejtim. Dietologet nuk rekomandojnë dietat e forta dhe te ashpra te cilat vërtetë mund te çojnë ne uljen e peshës, por njëkohësisht ato bartin rrezikun se bashke me te, ato mund te sjellin edhe dëmtime ne organe te tjera te trupit tone. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet hiperproteinike te cilat nga ana e tyre lodhin veshkat dhe mëlçinë, por nuk kënaqin me sasinë e duhur te sheqerit trurin duke ulur ndjeshëm mirëqenien tone te përgjithshme ne këtë kohe.

Këshilla e pare është ajo qe thotë se mund te hamë nga te gjitha llojet e ushqimeve, por ne porcione te vogla, dhe ajo qe është e rëndësishme, ne racionin tone ushqimore duet te dominojnë frutat dhe zarzavatet, por mos harroni edhe ujin. Sa me shume ujë, aq me mire.

Se dyti, rifilloni te stërviteni. Sporti i bën mire si trupit, ashtu edhe trurit. Kombinimi i një rrëgjimi te mire ushqimor dhe aktivitetit sportiv me një trajtim te specializuar të të rejave te estetikes është trinomi me i mire i kësaj periudhe.