Home Uncategorized Siguria është një ndër elementet themelore që shteti duhet t’ia siguroj qytetarëve

Siguria është një ndër elementet themelore që shteti duhet t’ia siguroj qytetarëve

lipjan-siguria1Lipjan – Siguria në komunën e Lipjanit është më e mirë se në disa komuna tjera të Kosovës u tha në konferencën ” Siguria në komunitet” e cila u organizua në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Lipjan (KVRL – L) me përkrahje të Drejtorisë së Kulturës, Rnisë dhe Sportit.

Kjo konferencë bëri bashkë të gjitha institucionet relvante që mirren me qështjen e sigurisë në komunën e Lipjanit, përfaqësues nga komuna, drejtor të shkollave të mesme dhe të rinjë të shumtë të Lipjanit. Konferenca u  organizua për nderë të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Tema e cila u trajtua sot u vlerësua si shumë e rëndësishme duke pasur parasysh zhvillimet e fundit të cilat kanë ndodhur në Kosovë dhe vrasjet e njëpasnjëshme që po ndodhin mes të rinjve në vendin tonë.

Kryetari i KVRL – Lipjan, Burim Rrustemi tha se siguria është një ndër elementet themelore që shteti duhet t’ia siguroj qytetarëve të tij.

” Të nderuar të rinjë, ju duhet të jeni aktiv dhe t’i trajtoni sa më seriozisht temat e tilla, sepse ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Urojmë që Komuna e Lipjanit të na përkrah sa më shumë në organizimin e aktiviteteve të tilla në mënyr që të ngrisim vetëdijen tek të rinjët sa i përket sigurisë në vendin ku po jetojmë” – u shpreh kryetari Rrustemi para të pranishmëve.

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti shprehi gatishmërinë e komunës të cilën ai e drejton për të kontribuar në rritjen e nivelit të sigurisë.

” Ngritja e kësaj teme për tu diskutuar  për rritjen e nivelit të sigurisë është një temë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Jo vetëm sot, mirëpo ne duhet të jemi gjithmonë aktiv për rritjen e përspektivës, sepse jeta e kërkon këtë nga ne, të jemi aktiv” – tha kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor (KQVR), Murat Murati. Ai tha se tema e sigurisë po trajtohet nga Këshillet Rinore Lokale në të gjitha komunat e Kosovës për shkak të aktualitetit në vend.

” Të rinjtë në Pejë organizuan protestë paqësore për siguri në komunën e tyre, sot të rinjtë e Lipjanit po organizojnë konferencë me po të njejtën temë sepse ngjrjet e fundit kanë bërë që siguria të jetë temë aktuale. Kërkoj nga Policia dhe Gjykata që t’i marrin seriozisht zhvillimet e fundit dhe mos të veprojnë në baza partiake, por t’i ndajnë denimin e merituar atyre që e meritojnë” – u shpreh kryetari i KQVR-së Murat Murati.

Komandanti i Policisë në Komunën e Lipjanit, Imer Kaqara, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale Makfirete Shamolli dhe drejtori i Degës së Gjykatës themelore të Prishtinës këtu në Lipjan, Abdurrahman Gashi ishin pjesë e panelit në konferencën e sotme dhe prezantuan për gjendjen aktuale të sigurisë në komunën e Lipjanit.

Ata treguan për mundesitë që ofrojnë për qytetarët e Lipjanit bashkë me stafin e tyre institutcional që të ju vihen në ndihmë qytetarëve në  zgjidhjen e problemeve sociale e gjyqësore. Njëkohësisht treguan për të arriturat e tyre në menyrë qe siguria e qytetarëve të jetë në nivelin e duhur.

Panelistët u pergjigjën edhe në pyetjet e të pranishmëve, të cilët kryesisht ishin nxënës dhe interesimi i tyre ishte për sigurinë në shkolla që të mos ketë dhunë dhe ngjarje të tjera negative si dhe u interesuan se sa janë të mbrojtur deshmitarët në raste të lajmërimit të një vepre penale të caktuar.

Të gjitha institucionet prezente në konferencë iu bënë thirrje qytetarëve që të mos ngurojnë dhe të informojnë për çfaredo problemi apo dyshimi pasi bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve është i domosdoshëm. Qëndresa Jashanica, Nënkryetare e KVRL-së/RadioRINIA/

Previous articleNdërrim komande në Bondstill
Next articleSTIKK: UBT vlerësohet si Institucion i Lartë Arsimor më i miri në vend