Home SPORT Simeone po e ndryshon futbollin

Simeone po e ndryshon futbollin

Giovanni Simeone ka lëvduar babain e tij, Diegon, duke thënë se ai po ndryshon gjithë futbollin me Atletico Madridin.

Diego Simeone është gati që të fitojë La Ligan me Atletico Madridin dhe i duhen dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit. Dhe, krenar shumë është i biri i Simeones.

“Babai im po e ndryshon futbollin. Ai po e ndryshon filozofinë e lojës, po ndryshon mendimet prapa secilës taktikë. Atletico ka një mendim më ndryshe tani për futbollin”.

“Ai ju motivon aq shumë, sa që jeni në gjendje të vrisni kundërshtarin. është fantastike ajo që ai ka bërë me Atleticon”, ka thënë Simeone.

Previous articleSagna pret të largohet nga Arsenali
Next articleTransvestiti nga Austria fiton Eurovisionin