Home SPORT Simeones nuk i intereson El Clasico

Simeones nuk i intereson El Clasico

Diego Simeones nuk i intereson fare përballja ndemjet Real Madridit dhe Barcelonës. Trajneri i Atletico Madridit thotë se El Clasico nuk është fundi i kampionatit

Derisa e gjithë bota e futbollit i ka sytë kah përballja e së dielës ndërmjetReal Madridit dhe Barcelonës, trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones nuk i intereson El Clasico. Argjentinasit i intereson vetë Atletico.

“E kemi të qartë se për ne rëndësi kanë vetëm fitoret tona dhe se kampionati nuk përfundon të Dielën. Çfarëdo që të ndodhë në El Clasico, për Real madridin është thuajse e pamundur që të humbasë 3 nga 9 ndeshjet e fundit të sezonit”, ka deklaruar Simeone.

Atletico Madrid po vazhdon të shkëlqej në La Liga, ku renditet e dyta në tabelë me 67 pikë të tubuara, tri më pak sesa Real Madrid që ndodhet i pari.

“Në këtë fazë të kampionatit e kemi vetë në dorë fatin. Nga ndeshja në ndeshje duhet të kërkojmë vetëm fitore, duke pasur shumë kujdes. Jemi agresivë dhe të bezdisshëm për kundërshtarin, por gjithashtu kemi pasur vështirësi në rrugën tonë”, theksoi trajneri argjentinas.

Previous articleNë Bernabeu për fitore
Next articleJones përforcon Pejën