Sot është raportuar se forca të xhandarmërisë serbe kanë hyrë te vendi i quajtur “Uji i çeshmes ” që ndodhet disa metra në territor të Kosovës, në fshatin Karaqevë.
Banorët kanë bërë apel që KFOR-i të patrullojë në pjesën kontestuese të kufirit.
E duket se zëri i këtyre banorëve është dëgjuar pasi që një patrullë e KFOR-it është parë duke biseduar me xhandarët serbë.
Indeksonline ka siguruar fotografi ku pjesëtarët e KFOR-it shihen duke biseduar me forcat e xhandarmërisë serbe.
Nuk është rasti i parë që forcat speciale të MUP-it serb hynë në territorin serb, konkretisht në fshatin Karaqevë.