Home LAJME Situatë e tensionuar në Mariupol të Ukrainës

Situatë e tensionuar në Mariupol të Ukrainës

T​ensionet në Mariupol të Ukrainës mbeten të larta, një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse midis forcave të sigurisë dhe militantëve pro-rusë.

Gazetarët në terren thonë se përleshjet kanë vazhduar edhe sot.

Shefi i policisë në Mariupol, Valeriy Androshchuk, raportohet të jetë rrahur dhe kidnapuar nga sulmues të panjohur.

Trupat ukrainase, më 9 maj, kanë nisur një operacion kundër rebelëve separatistë, që kanë uzurpuar selinë e policisë lokale.

Ministri i Brendshëm, Arsen Avakov, ka thënë se 20 militantë janë vrarë në luftime, si dhe një polic.

Previous articleSi të nxitet lufta kundër lëndëve narkotike?
Next articleLDK: Thaçi po keqpërdor fondet publike për fushatë