Home LAJME S’ka asgjë nga të dhënat kineze për aeroplanin e zhdukur

S’ka asgjë nga të dhënat kineze për aeroplanin e zhdukur

Autoritetet australiane kanë thënë të hënën se as aeroplani amerikan P-8 Poseidon, që është më i avancuari për patrulla detare, nuk arriti të gjejë mbetjet që kishte shënjuar aeroplani kinez që po merr pjesë në gjetjen e Boeingut 777 të Malajzisë.

Aeroplani kinez Ilyushin Il-76 ka hasur në disa objekte që janë dukur të dyshimta, në pjesën jugore të Oqeanit Indian. Ministria e Jashtme kineze kishte thënë se nuk mund të vërtetojë nëse kjo ka lidhje me aeroplanin e zhdukur të Malajzisë.

Edhe nga sateliti francez është thënë se janë gjetur disa gjurmë në Oqeanin Indian, por jashtë zonës ku bëhen hetimet.

Boeingu 777, në fluturimi MH370 në mes të Kuala Lumpurit dhe Pekinit, është zhdukur më 8 mars me 239 udhëtarë, nga të cilët dy të tretat ishin kinezë.

Previous articleAnëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së përfituan mijëra euro shtesë
Next articleEgjipt, dënohen me vdekje 529 mbështetës të Morsit