Home LAJME S’ka politikan që mund ta ndalë themelimin e Gjykatës Speciale

S’ka politikan që mund ta ndalë themelimin e Gjykatës Speciale

Ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, është i bindur se Gjykata Speciale do të themelohet dhe, siç thotë ai, formimin e saj s’ka politikan kosovar që do të mundë ta ndalë.

Pavarësisht se partia e Salihajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kundërshton themelimin e kësaj Gjykate, ai thotë se po të kishte edhe një mandat të dytë si ministër i Drejtësisë sigurisht se një Gjykatë e tillë deri më tani do të ishte e formuar.

Megjithatë, Salihaj nuk e përkrah vendimin e Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të Gjykatës, pasi që, sipas tij, ky është një vendim selektiv, kur dihet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit nga Tribunali i Hagës. Këto komente Salihaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Previous articleMustafa në Tiranë: Kosova ka nevojë për njohje të reja
Next articleDrejtori i Policisë së Kosovës sot në Beograd