Skënderbeu është shpallur kampion në elitën e futbollit shqiptar, pas barazimit 3:3 ndaj Kukësit në Korçë. Ky është titulli i katërt radhazi për këtë skuadër që po dominon në futbollin shqiptar.
Edhe njëherë Skënderbeu. Skuadra nga Korça ka arritur ta fitoj titullin e kampionit për herë të katërt rresht në Superioren e futbollit shqiptar.
Korçarët arritën të barazojnë 3:3 në sfidën e xhiros së 31-të kundër Kukësit për ta siguruar titullin.
Me këtë fitore, Skënderbeu tani ka 58 pikë në pozitën e parë në renditje, duke qenë shtatë pikë para Kukësit.
Kësisoj, kjo skuadër në stinorin e ri do të garojë përsëri në Ligën e Kampionëve.