Home LAJME Sot dëshmitarja ‘B’ e grupit të Drenicës pyetet nga avokatët

Sot dëshmitarja ‘B’ e grupit të Drenicës pyetet nga avokatët

Ndërsa dje avokatët e të akuzuarve të grupit të Drenicës u morën me dëshmitaren A, sot ata do të vazhdojnë ta pyesin dëshmitaren B, dëshmitë e të cilave përbëjnë boshtin e akuzës ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dhe bashkëluftëtarëve të tij Ismet Haxha, Nexhat Çubreli dhe Shefki Hyseni.

Dy motra nga Mitrovica, të koduara me shkronjat A e B, kanë statusin e dëshmitareve të mbrojtura. 

Për këtë shkak seancat që po mbahen në gjykatën Themelore në pjesën veriore të Mitrovicës janë të mbyllura për publikun. 

Dëshmitaret, dëshminë e tyre e kanë bërë nëpërmjet videolinkut, i tha Koha.net avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, i cili nuk ka dhënë detaje për ecurinë e kësaj faze të procesit. 

Ky grup akuzohet se kanë kryer krime lufte gjatë luftës në Kosovë. 

Previous articleBashkimi i dënon lojtarët me 20 për qind të pagës
Next articleClinton kërkon sanksione më të forta kundër Rusisë