Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot masën për Giorgio Riformato 67 vjeç dhe Saimir Bajramin 35 vjeç.
Sajmir Bajarami ka pranuar para hetuesve se droga do të ngarkohej në avion për t’u transportuar drejt shtetit fqinj, dhe se piloti italian do të merrte 27 mijë euro, shumë e sekuestruar nga policia gjatë operacionit të së shtunës. Por nga ana tjetër, vetë piloti italian, Giorgio Riformato nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Sipas tij ai është gjendur në Shqipëri si turist për të vizituar bregdetin shqiptar.
Seancat gjyqësore do të zhvillohen veçmas për italianin në orën 09:00 dhe për shqiptarin në orën 10:00. Vendimi për zhvillimin e seancës të martën në mëngjes, është vendosur nga administrata e Gjykatës së Krimeve të Rënda pas kërkesës për vlerësim të arrestit dhe vendosjen e masës shtrënguese “arrest me burg” bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Seanca e sotme do të drejtohet nga gjykatësi Idriz Milkurti, ndërsa akuza do të përfaqësohet nga prokurorja Dolorez Musabelli.
Sajmir Bajarami ka pranuar para hetuesve se droga do të ngarkohej në avion për t’u transportuar drejt shtetit fqinj, dhe se piloti italian do të merrte 27 mijë euro, shumë e sekuestruar nga policia gjatë operacionit të së shtunës. Por nga ana tjetër, vetë piloti italian, Giorgio Riformato nuk ka pranuar asnjë nga akuzat. Sipas tij, ai është gjendur në Shqipëri si turist për të vizituar bregdetin shqiptar.