Home SHOWBIZ Statusi i nënës nuk e ndal Çiljetën…

Statusi i nënës nuk e ndal Çiljetën…

Çiljeta Xhilaga së fundmi, përmes një albumi të realizuar nga fotografi Juxhin Kurti, vjen tërësisht e trasformuar.

Sigurisht që i shkon përshtat fjala “Të jesh një mama seksi si Çiljeta”!

Këngëtarja seksi e cila u diskutua mjaft nëpër rrjetet sociale që në daljet e saj të para në ekran dhe pas lindjes së djalit, duket se tashmë po bën një rikthim të bujshëm, duke u transformuar nga zeshkane në bionde.

Ka qenë vetë Çiljeta e cila ka falënderuar mamanë e saj, Majlindën për këtë ndryshim që i ka bërë pas gjashtë vitesh.

Këngëtarja e cila tani bartë statusin edhe prej mami, shquhet për format e bollshme dhe seksi të trupit edhe pas ardhjes në jetë të Fernandos, djalit të saj, transmeton Shqiptarja.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi, duke u prezantuar fansave ndryshimin e bërë, duke u komentuar si një ikonë sharmante e skenës shqiptare.

Pas suksesit me këngën “Shake it”, Çiljeta ka konfirmuar edhe përgatitjet për klipin, këngë e cila pritet të jetë një hit veror në mbarë Europën.

Previous articleElvana: jam modeste
Next articleFrutat që ndihmojnë për një mendje të freskët