Home Uncategorized Statuti i Komunës së Gjilanit do të duhej të ndryshohet!

Statuti i Komunës së Gjilanit do të duhej të ndryshohet!

Refik-Hasani-publicistStatuti i Komunës së Gjilanit  që është në fuqi  është  domosodoshmëri e kohës që pasi nuk pasqyron  fare gjendjen reale të përbërjes së popullatës  dhe  nuk e shpreh me asnjë asnjë nen të vetëm dhe nuk përmendë që në territorin administrativ të Komunës së Gjilanit  kemi  11.783 të dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur nga Presheva , Bujanoc e Medvegja  , prandaj duhet të përfshihet ndonjë nen edhe  për integrim të ksaj kategorie.

Statuti i Komunës së Gjilanit,që është në fuqi të plotësohet  pasi është  në forma vetëm të përgjithsuara  , prandaj duhet specifikuar edhe e nene të posaqëm edhe të përfshihen në rregulloren për kompetencat, përgjegjësit dhe punën e Komiteteve të Kuvendit Komunal të Gjilanit që përcaktohen disa nga kufizimet nga qëllimet e themelimit të Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë të shprehura në këto dokumenta,si statuti , akte e udhëzimet më të larta të Gjilanit.

Është absurd që legislativi më i lartë i Komunës së Gjilanit në këtë rast Statuti  që është në fuqi nuk ka mbuluar dhe pasqyruar realitetin drejtë prandaj duhet të ndryshohet-plotësohet pasi me asnjë fjalë dhe nen të posaqëm  nuk përmendë që kufizohet me Komunat fqinje të dy shteteve  e që jan të një gjuhe e të në gjaku që duhet të ketë bashkëpunim ndërkufitarë  në mënyrë institucionale  por edhe të vllazërohen , miqësohen e binjakëzohen  me  Preshevë , Medvegjë , Bujanoc , Kumanovë e Likovë.

Ne  , autori i këti shkrimi kemi  kërkuar me shkrim dhe në diskutim në një nga seancat e Kuvendit në cilësin e Asambleistit  edhe  që të miratohet një rekomandim drejtuar instancave më të lartë të Kosovës dhe të pregaditën  draft-marrëvshje veqë e veqë për nënëshkrim me Komunat gjegjëse  për bashkëpunim ndërkufitar dhe komunikimet  e bashkëpunimet ndërshqiptare në shumë fusha në këtë trekëndësh kufitarë   .

Për ndryshim  e  statutit të Komunës së Gjilanit  është domosdoshmëri e kohës që të porashifen edhe nene tjera plotësuese për disa fusha të bashkëpunimit ndërkufitare  pasi nuk jan të mjaftueshëm ato që jan në fuqi meqë këtë çështje i lejon edhe Ligji për Vetëqeverisje lokale.

Ne,  si Komunë e Gjilanit kemi disa specifika sepse jemi qendër Rajonale , kufizohemi në një trekëndësh të tri shteteve dhe kemi shumë të ardhur nga këto tri Komuna të cekura . Prandaj ligjëvënësit e ksaj legjislature duhet të parashofin për ndryshim-plotësimin e statutit të Komunës së Gjilanit  dhe ti miratojnë  edhe disa  nene të posaqme  që ta pranojm  realitetin  në teren dhe gjendjen faktike që ka të bëjë me  kategorin e të dëbuarve , zhvendosurve dhe të shpërngulurit të luftës nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës që jeton që pas qershorit 1999   e këndej në Komunën  e   Gjilanit.  shkruan, Refik HASANI  ,ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit dhe  publicist i pavarur.   /RadioRINIA/ 

Previous articleHapet ekspozita e artit pamorë
Next articleIsmaili: Ka ardhur koha që në qytetin e Gjilanit të sjellim Kupën e Kosovës!