Home Uncategorized STIKK: UBT vlerësohet si Institucion i Lartë Arsimor më i...

STIKK: UBT vlerësohet si Institucion i Lartë Arsimor më i miri në vend

UBT_vlerësohet si  Institucion i Lartë Arsimor më i miri në vendPrishtinë –  Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, së bashku me një grup profesorësh, mori pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata për Teknologji tw Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), ku u prezantua raportit mbi “Analizën e mangësisë së shkathësive në TIK”, si dhe “Analizimin e marketit të ICT në Kosove”.

Gjatë këtyre dy hulumtimeve janë intervistuar një numër i caktuar i kompanive të ICT, duke u munduar të identifikojnë studentët që dalin nga institucionet arsimore se a janë të gatshëm për punë, dhe me cilët studentë janë më të kënaqur dhe anasjelltas.

Në raportin mbi Mangësinë e shkathtësive në sektorin e TIK-ut, UBT vlerësohet si  Institucion i Lartë Arsimor më i miri në vend, që kontribuon në edukimin e brezeve të reja në këtë fushë, duke ju ofruar kompanive e institucioneve, si atyre publike e po ashtu edhe atyre private, studentë kualitativ të përgatitur për vende të punës. “Është kënaqësi e veçantë të dëgjohet se UBT është i vetmi Institucion i Lartë Arsimor, që brenda vitit regjistron më shumë se 600 studentë vetëm në fushën e ICT, prej të cilëve mbi 80% e tyre vijnë nga shkollat e mesme si nxënës të shkëlqyer”, u shpreh presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

Në hulumtim përveç pyetjeve tjera ishte edhe ajo se sa është numri i studenteve të regjistruar në Institucionet e Larta Arsimore brenda një viti të caktuar, nga që UBT-ja del të jetë lidere me numrin më të lart si në nivelin Bachelor ashtu edhe në nivelin Master për ICT. Ndërsa, në pyetjen se nga cilat institucione arsimore vijnë punonjësit me të cilët kompanitë ndahen më së paku të pakënaqur, UBT nuk figuron fare, çka na bënë të ndihemi krenar për kualitetin e studenteve tanë, të cilët në vendin e tyre të punës dalin të jenë të përgatitur në nivelin më të lartë, si për nga dituria ashtu edhe për nga shkathësit tjera shoqërore, thuhet në raportin e publikuar nga STIKK.  thuhet ne komunikaten e leshuar nga UBT-së, /RadioRINIA/

Previous articleSiguria është një ndër elementet themelore që shteti duhet t’ia siguroj qytetarëve
Next articleDKA e Universiteti “Kadri Zeka” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi