Home LAJME Stojanovic: Forcat e Armatosura, të panevojshme

Stojanovic: Forcat e Armatosura, të panevojshme

Deputeti i pavarur serb në Kuvendin e Kosovës, Milivoje Stojanovic, ka porositur kryeministrin Thaçi se nuk ka nevojë të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës, sepse, sipas tij, ky do të ishte një investim i shtrenjtë.

Ai ka thënë se Kosova nuk kërcënohet nga askush në rajon dhe se për sigurinë e saj kujdesen KFOR-i dhe EULEX-i.

“Forcat e armatosura janë investim i shtrenjtë. Andaj, është më mirë që qeveria, paratë e destinuara për FAK-un, t’i përdorë për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike dhe të tjera”, ka thënë Stojanovic, transmeton B92.

Autoritetet e Kosovës kanë përsëritur edhe këtë javë se formimi i FAK-ut nuk ka alternativë.

Previous articleNora Istrefi, me “look” të ri! (Foto)
Next articleDorëzohet Basha, të vjetrit e PD-së arrijnë fitore