Hip hop ylli nga Shqipëria, Stresi, ka arritur në Prishtinë mbrëmjen e kaluar, ku ashtu siç ka paralajmëruar në mbrëmje ka qëndruar në kryeqytet.
Edhe pse Stresi ka qëndruar së pari në Prizren, e më pas shkoi në Prishtinë, atje ende nuk është takuar e Mc Kreshën dhe as ky i fundit nuk ka shkuar te vendi ku Stresi është paraqitur në video.
“Jemi këtu te memoriali i Rugovës, në Prishtinë”, thotë Stresi në videon më poshtë, duke konfirmuar ardhjen e tij në Prishtinë.
Ambientet ku Stresi e ka bërë këtë video të cilën e ka fshirë nga Instagrami janë njëkohësisht objektet e studios Elephant, ku Stresi është dashur të regjistrojë një prej këngëve të tij të radhës. Më poshtë është fotografia ku Stresi shihet me antarin e Babastars, BigXik a.k.a AgonAmiga, e të cilën reperi e ka publikuar në Instagram.