Home SHOWBIZ “Stresi” kërcënon MC Kreshen

“Stresi” kërcënon MC Kreshen

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën “Stresi” me sa duket nuk i ka punët mirë me rep këngëtarin nga Mitrovica, MC Kresha. Nuk dihet saktësisht se përse kanë hasmëri mes vete, por se kanë kjo vërtetohet përmes një video që është postuar në “Youtube” nga “Stresi”.

Në video, ky i fundit ja kujton Kreshes rastet kur ai i është ofruar dhe ka dashur ta rrah, bile thotë se në një rast aty ka qenë edhe Rozana (kjo ka ndodhur në kohën kur MC Kresha ka qenë në lidhje me Rozana Radin).

Sipas “Stresit”, Rozana e ka thirrur babain e tij në telefon duke i thënë se çfarë po bën djali i tij, dhe për këtë arsye sipas “Stresit”, Kresha ka shpëtuar.

Në një moment, “Stresi” i thotë Kreshes se po vjen në Prishtinë dhe se do t’i shkojë në shtëpi. Ne video nuk kursehen fyerjet dha sharjet.

Ndër tjerash thuhet: “Do ti ndalojë koncertet në Shqipëri”. 

Previous articleBurgoset “I dërguari i Zotit” rekrutonte vajzat e reja
Next articleVV shpall programin social, u merret të pasurve për të varfrit