Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një ligjëratë të mbajtur sot në Universitetin AAB, u tha studentëve të këtij universiteti se të gjithë studentët në Kosovë do të trajtohen të barabartë, qofshin ata në universitete publike apo në ndonjërin institucion privat të arsimit të lartë.
“Do të punojmë fuqishëm me ju, që kur ju t’ i përfundoni studimet të keni trajtimin e njëjtë dhe të barabartë sikur të diplomuarit në unviersitete publike. Do të krijojmë mundësi dhe rrethana lehtësusese për lëvizje nga një universitet në universitetin tjetër edhe nga privatet në publik dhe anasjelltas”, tha Kryeministri Tha[i.
Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se Qeveria e Kosovës, i sheh institucionet private të arsimit të lartë si një mundësi dhe potencial i jashtëzakonshëm për nxjerrjen e kuadrove të reja.
Ai theksoi se Qeveria e Kosovës, këtë vit e ka rritur numrin e bursave të studimeve nga 1000 në 1500, ndërsa për herë të parë, një numër shumë i madh i fituesve të këtyre bursave, do të jenë studentë të institucioneve private të arsimit të lartë.
I pyetur nëse studentët e institucioneve jopublike të arsimit të lartë do të mund të vazhdojnë studimet e mëtejme në atë publik, kryeministri Thaçi tha se kjo do të nodhë dhe “nuk ka arsye për t’u vonuar më shumë, do të ndodhë në vitin e ardhëm akademik”.
Kryeministri Thaçi foli edhe për diskutimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë në Kuvendin e Kosovës. Duke u ndalur kryesisht në nenin në të cilin parashikohet që vetëm universitetet publike kanë të drejtë të përgatisin kuadro për mësimdhënie, kryeministri Thaçi, tha se është duke u debatuar ligji dhe Kuvendi do të marrë një vendim, por që sipas tij, edhe universitetet private i kanë përmbushur kriteret për të përgatitur kuadro të mësimdhënësve në vend.
“Unë mendoj se janë pjekur kushtet që kjo të ndodhë. Nëse do të isha pyetur para shtatë vjetësh, përgjigjen do ta kisha ndryshe, ndërsa sot, mendoj se është krijuar një bazë shumë e mirë. Unë pajtohem për fakultetet, kolegjet dhe universitetet private të cilat janë të Kosovës në përgatitjen e kuadrova për mësimdhënës në vend, por nuk pajtohem për disa çështje të tjera të cilat kanë mbetur për t’u diskutuar edhe në Ministrinë e Arsimit, për ato gradime jashtë Kosovës, mendoj se duhet të kenë një verifikim shumë të saktë dhe shkencor”, vlerësoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se Arsimi i Kosovës është model për shtetet e rajonit, për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Në këtë ligjëratë para studentëve, kryeministri Thaçi foli edhe për Fondin e Zhvillimit, 1.5 miliardë euro, mjete këto që janë të Kosovës, por që janë jashtë vendit.
Ai tha se me këto mjete do të mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe krijimi i bizneseve të reja në mënyrë që të hapen vende të reja të punës në vend. Kryministri Tha[i,
U bëri thirrje studentëve që të aplikojnë me projektet dhe idetë e tyre, me të cilat do të mund të fitojnë nga Fondi i Punësimit, dhe të bëhen ndërmarrës e të krijojnë vende të reja të punës.