Studiuesit: Të kafshosh thonjtë është problem psikologjik

nervoza_915885300Një studim gjerman ka treguar se njerëzit që kafshojnë thonjtë e kanë të vështirë të heqin dorë nga zakoni i tyre. Sipas tyre, ky është një problem serioz psikologjik dhe që mund të zgjidhet me ndihmën e një mjeku.

Studiuesit shpjegojnë se shkaku pse njërëzit që kafshojnë thonjtë është stresi.

Sipas statistikave, gjysma e fëmijëve dhe të rinjve të moshës 10 dhe 18 vjeç kafshojnë thonjtë herë pas here, ndërsa e 1/3 e fëmijëve dhe 45% e adoleshentëve i kafshojnë thonjtë në baza ditore.

Për të shmangur këtë zakon të keq, studiuesit sugjerojnë teknikat e relaksimit, stërvitjes apo dhe të flesh më shumë.