Home LAJME Stuhie fuqishme goditi Australinë verilindore

Stuhie fuqishme goditi Australinë verilindore

Cikloni “Ita” e ka goditur sot verilindjen e Australisë. Era me fuqi prej 230 kilometrash ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz. Mijëra banorë e kanë kaluar natën të zgjuar, pas paralajmërimeve për shtrëngata të mëdha, stuhi dhe përmbytje.

Stuhia ishte më e dobët nga parashikimet, bënë të ditura autoritetet përkatëse vendase. “Ita” ishte klasifikuar si një ciklon e kategorisë së 5-të, por u reduktua në të kategorisë së dytë. Kjo ishte stuhia më e fortë që nga cikloni “Yasi”, i cili goditi zonën në vitin 2011.

Cikloni “Ita” goditi ishujt Salomon javën e kaluar, me shi të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar përmbytje të mëdha që lanë të paktën 21 persona të vdekur dhe disa të zhdukur.

Previous articleAeroplani i zhdukur malajzian ndodhet në Afganistan, pasagjerët po mbahen peng?
Next articleItali, shpëtohen 6 mijë emigrantë në 4 ditë