Home SPORT Suarez në lot, Gerrard e ngushëllon

Suarez në lot, Gerrard e ngushëllon

Luis Suarez ka përfunduar në lot pas ndeshjes me Crystal Palace. Sulmuesi më i mirë në botë ishte i dëshpëruar pas barazimit 3 me 3 në udhëtim te Palace.

Stiven Gerrard iu afrua atij për të ngushëlluar duke i puthur kokën. Bashkë me Gerrard u afruan edhe Johnson e Toure të cilët e morën Suarezin për të lëshuar fushën me lot.

Suarez mbetet golashënuesi më i mirë në Evropë dhe Premierligë, ndërsa është shpallur futbollisti i vitit në Premierligën Angleze.

Previous articlePolicia suedeze dërgon pako me drogë në ambasadën shqiptare
Next articleFestë në Orllan, shtatorja e Zahir Pajazitit arrin nga Tirana