Home LAJME Sudan i Jugut, arrihet marrëveshja e paqes

Sudan i Jugut, arrihet marrëveshja e paqes

Presidenti i Sudanit të Jugut dhe lideri i rebelëve Machar kanë arritur një marrëveshje paqeje pas konfliktit 5-mujor.

Marrëveshja përcakton një armëpushim të menjëhershëm si edhe hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhje të reja. Si pasojë e konfliktit në shtetin më të ri në botë mijëra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 1 milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

OKB-ja ka akuzuar të dyja palët për krime kundër njerëzimit, përfshirje në vrasje masive si edhe përdhunime.

Bisedimet mes 2 palëve u zhvilluan në kryeqytetin etiopian, Adis Abeba, ku është nënshkruar edhe marrëveshja e paqes.

Dy udhëheqësit kanë dhënë urdhër që t’i jepet fund luftës dhe të lejohen ndihmat humanitare në vend.

Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Kryeministri etiopian Hailemariam Desalegn, i cili priti bisedimet.

Smail Chergui, një zyrtar i Bashkimit Afrikan paralajmëroi, duke pasur parasysh krizën aktuale, rivendosja e paqes do të jetë e vështirë.

OKB-ja lëshoi një raport gjatë ditës së enjte, ku thuhet se krimet e shumta dhe sistematike janë kryer nga të dyja palët në shtëpi, spitale, xhami, kisha, por edhe ndaj ndërkombëtarëve dhe të gjithë përgjegjësit do të japin llogari.

Rreth 5 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente, thuhet në raport.

Një marrëveshje e ngjashme ishte nënshkruar edhe në muajin Janar, por nuk ishte zbatuar. Konflikti nisi kur Presidenti akuzoi zëvendësin e tij për komplot, i cili i mohoi akuzat dhe më pas mobilizoi një grup rebel për të luftuar qeverinë.

Previous articleEdukimi edhe tetë drejtime të reja të masterit
Next articleSHBA-BE dënojnë vizitën e Putin në Krime