Home LAJME Tahiri: Përparime në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

Tahiri: Përparime në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

tahiri-p-euml-rparime-n-euml-zbatimin-e-marr-euml-veshjes-s-euml-brukselit_hdNën udhëheqjen e Zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel u mbajt takimi i grupit punues për vlerësimi e gjendjes në zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse që ka dal si rezultat i dialogut të Brukselit.

Tahiri pas takimit deklaroi se hapja e përfaqësive diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet si një kontribut për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal dhe se ka pasur përparime në zbatimin e aspekteve të ndryshme të marrëveshjes.

Sipas një komunikate për media, në të ardhmen edhe me angazhimin e BE-së si ndërmjetësuese duhet të avancojnë më shumë qëllimet dhe misioni i këtyre zyrave, të cilat duhet kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve.

“Ky takim në Bruksel kishte rëndësi, sepse u identifikuan disa sfida që duhet adresohen dhe për të cilën kishte gatishmëri trepalëshe”, tha zëvendëskryeministrja Tahiri.

Previous article10 ushqime me kalori të lartë, që ju nuk duhet t’i hani para gjumit
Next articleKosova hedh poshtë reagimin e Serbisë