Home Uncategorized Takimi i parë i kolegjiumit të shefave të grupeve të këshilltarëve

Takimi i parë i kolegjiumit të shefave të grupeve të këshilltarëve

shefat e grupeve 22.1.2014Gjilan – Kryesuesja e sapozgjedhur e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka mbajtuar sot takimin me shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvend, Avdyl Aliu  – LDK, Sahit Abazi – PDK, Selami Xhemaili  – AAK, ndërsa edhe pse ishte i ftuar, nuk ka qenë i pranishëm në takim shefi i grupit të këshilltarëve të Vetëvendosjes, Nevzad Isufi.

Në këtë takim është caktuar rendi i punës për seancën e ardhshme, e cila do të mbahet më 31 janar 2014.

Poashtu, në takim u harmonizuan qëndrimet me konsensus të plotë mes shefave të grupeve për ecurinë e punëve së Kuvendit Komunal të Gjilanit. /RadioRINIA/

Previous articleHaziri: Njerëzit e artit do t’i përkrah me gjithë kapacitetin tim
Next articleHaziri: anëtar nderi i Rotary Klubit “Gjilani”