Home Uncategorized Takohen Thaçi e Haradinaj

Takohen Thaçi e Haradinaj

haradinaj_2013Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi si dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sot në restorantin “Tifani” në Prishtinë.

Sipas burimeve mësojmë se në këtë takim përpos Thaçit e Haradinajt, prezent kanë qenë edhe kryetarët e degëve të PDK-së e AAK-së të komunës së Gjilanit.

Vlen të thuhet se Thaçi e Haradinaj më 14 shtator ishin takuar në po të njëjtin restorant ku ishin të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre më të afërt, Hajredin Kuçi e Blerim Shala, ata ndanë së bashku mëngjesin dhe një bisedë për disa çështje politike, shkruan Bota Sot. /RadioRINIA/

Previous articlePD: do të bëjë gjithçka, për marrjen e statusit në dhjetor
Next articleThaçi: Mobilizim për ta “shpëtuar Gjilanin” nga Luta