Home Uncategorized Të dyshuarit, larg posteve publike

Të dyshuarit, larg posteve publike

Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson ka thën se sundimi i ligjit duhet të forcohet, shkruan në një editorial ekskluziv të shkruar për numrin festiv të gazetës “Kosova Sot”, ka thënë se për të tërhequr investime që krijojnë vende pune, Kosova duhet të vazhdojë jo vetëm që ta kontrollojë korrupsionin, por ta zvogëlojë edhe perceptimin në dukje të korrupsionit. 
Një mënyrë për ta bërë këtë, amabsadorja e SHBA-ve ka thënë se zyrtarët publikë, që përballen me aktakuza nga Gjyqësori i pavarur, duhet të hiqen nga postet e tyre, kurse në krye të institucioneve publike duhet të jenë persona të kualifikuar.

“Ne presim që vazhdojmë punën e rëndësishme të forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës edhe në vitin 2014, përfshirë edhe përmes programeve nga Departamenti i Drejtësisë dhe i Thesarit, si dhe pjesëmarrjes sonë në EULEX”, ka thënë Jacobson. /RadioRINIA/

Previous articleLiberalizimi i vizave, prioritet për të gjithë
Next articleJahjaga: Vit i suksesshëm për Kosovën (VIDEO)