Shumica e të famshmëve që sot fitojnë miliona, kanë kaluar në po të njëjtat vështirësi jetësore si shumica e njerëzve, ndërsa më poshtë Telegrafi sjell listën e disa prej tyre që kanë punuar në restorante të ‘ushqimit të shpejtë’ para arritjes së famës.
Shania Twain
Ylli kanadez i muzikës ‘country’ derisa ishte në shkollë të mesme ka punuar si shitëse hamburgerësh në një restorant në Ontario.
Seal
Në fund të viteve të shtatëdhjeta, këngëtari ka punuar për dy javë në një restorant të ushqimit të shpejtë, ndërsa ka thënë se ajo ka qenë puna më e keqe që ka bërë ndonjëherë.
Pink
Këngëtarja e muzikës pop ka pasur një karrierë të bujshme nëpër restorantet e ushqimit të shpejtë duke përfshirë edhe McDonald’s.
James Franco
Aktori dhe regjisori i famshëm, i cili tashmë ka hapur edhe shkollë aktrimi, ka punuar në ndërrim të natës duke shitur hamburgerë dhe patate të skuqura, pasi e braktisi fakultetin.
Jay Leno
Prezantuesi i famshëm, në vitet e shtatëdhjeta ka punuar në rrjetin e McDonald’s në Massachusetts.
Fred Durst
Frontmeni i “Limp Bizkit” ka punuar ndërrimin e mëngjesit në një restorant të McDonald’s në Florida para se të bëhej roker i njohur. Imagjinojeni Durstin duke i pyetur njerëzit: “A dëshironi edhe patate të skuqura?”.
Sharon Stone
Aktorja atraktive është angazhuar me punë në një restorant lokal në Meadville të Pensilvanisë para se të fillonte karrierën si modele. Dhe më pas, me një kryqëzim të këmbëve në filmin “Basic Instinct” (1992), secila përvojë e keqe i takonte historisë.