Të mirat e çajit dhe të kafes

5 filxhanë kafe ose çaj në ditë e pengojnë tumorin në tru. Këto janë disa nga studimet të cilat janë kryer së fundi në lidhje me sëmundjet e trurit.

Gjatë hulumtimeve të bëra “Cancer Epidemology” shkencëtarët kanë studiuar mbi 300 burra e gra tek të cilët është diagnostifikuar gliomi-kanceri i trurit (ky është vetëm një tip i kancerit i cili fillon të rritet në tru).

Kur i kanë krahasuar shprehitë e pirjes së kafeinës me ata të cilët nuk kanë tumor të trurit është konstatuar se ata që pijnë 5 ose më shumë filxhanë kafe ose çaj në ditë kanë 40 përqind më pak gjasa që t’u shfaqet tumori. Domethënë, kafja ose çaji do të mund të ishin aleat i mirë në luftë kundër kancer në tru.

Nga ky ndikim mbrojtës i kafeinës kanë përfituar sidomos meshkujt, edhe pse ende nuk është e qartë pse është kështu.
Sqarimin e mundshëm e shohin tek fakti se kafeina e zvogëlon furnizimin e gjakut në tru, me çfarë rriten qelizat e tumorit të cilat mbeten pa koncentrim të lartë të oksigjenit dhe të substancave ushqyese.
Gjithashtu është kosntatuar se kafja dhe çaji pa kafeinë nuk e kanë të njëjtin efekt.