Të riatdhesuarit me probleme në atdhe

Të të riatdhesuarit në Kosovë po përballen me probleme të shumta. Para dy vjetësh shteti gjerman e kishte kthyer në Kosovë Shahin Bajçinovcin (në foto) nga Mitrovica, raporton KTV.

Ai ka kaluar procedurat e riatdhesimit, mirëpo tashti ka mbetur në rrugë, pasi as Ministra e as Komuna e Mitrovicës nuk kanë mundësi t’ia heqin shpenzimet e qirasë. Dhjetëra herë ka bërë kërkesa në institucione të ndryshme, mirëpo përgjigjet për ndihmë kanë rezultuar negative.

Shahini thotë se ligjërisht ende ka të drejtë t’i gëzojë benifitet që i takojnë. Zyra e informacionit e Komunës së Mitrovicës ka thënë se ka kryer obligimet e veta konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Organet komunale kanë thënë se janë të përkushtuara për gjetjen e një zgjidhjeje, jo vetëm në këtë rast, por edhe për raste të tjera.20140303225509473646