Home SHOWBIZ Të shtunën klipi i ri nga Yllka

Të shtunën klipi i ri nga Yllka

Këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi, do të publikojë së shpejti videoklipin e saj të ri.

Kënga e titulluar “Të Kujtoj” e cila është përpunim i realizuar nga Florent Boshnjaku, pritet të vijë si videoklip jo më larg se të shtunën.

Videoklipi vjen pas lansimit të albumit të ri ‘unplugged’ nga Yllka, i cili përmban 14 këngë.

“Albumi nuk është krijuar për motive komerciale, por më shumë është dedikim dhe dhuratë për muzikën shqipe”, ka potencuar Yllka për Telegrafin.

Ajo shtoi se tenton të vazhdojë të mbajë motivet tradicionale nëpër këngë, teksa u shpreh e lumtur për publikimin e klipit të ri që do të bëhet të shtunën.

Previous articleMarina pro bashkëjetesës para martesës
Next articleMessi nuk bëri asgjë ndaj Atleticos!