Temperaturat e larta rrisin numrin e pacientëve

Temperaturat e larta të cilat po mbizotërojnë ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndikuar që shumë qytetarë të kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë. Mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare që gjendet në lagjen “Fehmi Agani” të Prishtinës, shprehen se numri i pacientëve që paraqiten në këtë qendër është mjaft i madh

.
Shqipe Shkodra, mjeke familjare në QKMF, thotë se pacientët të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë këtyre ditëve janë kryesisht pacientët e moshës së shtyrë dhe fëmijët.

“Së fundi është rritur numri i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë në qendrën tonë, rreth 30 pacientë i kemi për doktor. Fluksi më i madh i pacientëve është në orët e paradites”, është shprehur doktoresha Shkodra .