Kapiteni i Chelseas, John Terry ka thënë se dëshiron të mbetet në Stemford Bridge edhe pas këtij sezoni.
E ardhmja e John Terryt te skaudra e Chelseas ende është në dyshim. Ai ka kontratë me ekipin londinez deri në fund të këtij sezoni.
Mediat britanike, më herët kanë raportuar se Chelsea i ka ofruar kontratë vetëm për një vit Terryt, i cili ka zgjuar interesimin e Manchester Cityt dhe Galatasarayt.
Por, Terry ka thënë se dëshiron të mbetet në Stemford Bridge edhe pas këtij sezoni.
“Natyrisht unë dua të qëndrojnë edhe në pjesën tjetër të karrierës sime. Tani për tani ne jemi në negociata dhe ato janë duke vazhduar. Unë shpresoj se do të qëndroj. Ata e dinë se unë dua të qëndroj”, ka deklaruar 33 vjeçari, raporton Sky Sport.
Kurse, menaxheri Olatunji John Shittu, ka bërë të ditur se i John Obi Mikel nuk do të largohet nga Chelsea.