Home LAJME Seks për favore në punë, 80% e shqiptarëve: Po, ekziston

Seks për favore në punë, 80% e shqiptarëve: Po, ekziston

Tetëdhjetë për qind e shqiptarëve e konsiderojnë mjaft të përhapur fenomenin e kërkimit të favoreve seksuale në punë. E dhëna vjen përmes një sondazhi të kryer nga Instituti EUNACAL mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore, përgjatë të cilit u u intervistuan 7.555 persona në këtë rajon. Sipas EUNACAL në sondazh janë intervistuar 1847 shqiptarë, 80% e të cilëve i janë përgjigjur “po” pyetjes “Sa i përhapur është fenomeni i kërkimit të favoreve seksuale në punë (disi dhe shumë i përhapur)”.

Më tej sondazhi nxjerr në pah se vetëm 2% e femrave shqiptare kanë pranuar “Marrëdhënie seksuale të punonjëseve me kolegë/vartës/eprorë”, ndërkohë që 98% kësaj pyetjeje i janë përgjigjur negativisht. Nga ana tjetër, 10.2% e meshkujve shqiptarë janë përgjigjur “po” për marrëdhëniet seksuale me koleget e punës, 1.2% po për raportet me eproret, 0.83% po me vartëset. Ndërkohë që 88.3% e meshkujve shqiptarë kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale në punë.

Sondazhi

Instituti EUNACAL ka realizuar një sondazh mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore. Studimi i mbështetur nga ‘The HeadHunter Group’, u realizua përmes një sondazhi online, i zbatuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, realizuar në shkurt–prill 2014, gjatë të cilit u intervistuan 7.555 persona në rajonin e Evropës Juglindore.

Previous article​Qeveria gjermane do të ashpërsojë të drejtën e azilit
Next articleBIK e harron Xhaminë Qendrore në Prishtinë