Home SPORT Tevez: Nuk kam probleme me Messin

Tevez: Nuk kam probleme me Messin

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, thotë se ai nuk ka probleme me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Së fundmi disa media raportuan se ish-sulmuesi i Manchester Cityt e ka humbur vendin në kombëtaren e Argjentinës për shkak të raporteve jo të mira me sulmuesin e Barcelonës, por Tevez ka mohuar këto supozime.

“Nuk e di se prej nga kanë dalë këto thashetheme se unë kam raporte të këqija me Messi. Çdokush publikon gjëra të tilla, por e vërteta është se nuk kam probleme me Messin”.

“Ne kemi ndarë shumë momente së bashku, jemi stërvitur së bashku, kemi luajtur së bashku dhe kurrë nuk ka pasur probleme. Ai është person i mrekullueshëm”.

“Kjo mund të jetë Kupa e tij Botërore dhe unë i dëshiroj të gjitha të mirat pasi ai është një lojtar i mahnitshëm. Ai dhe Cristiano Ronaldo, me të cilin kam luajtur te Manchester United, janë më të mirët në botë”, ka thënë Tevez. /

Previous articleGreqi, vritet me thikë i dënuari shqiptar
Next articleAlves u kërkon falje tifozëve të Barcelonës