Thaçi: Asnjë interes i caktuar politik s’mund ta sfidojë liberalizimin e vizave

14_01_2015_3187414_zvKry_MPJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se askush me asnjë agjendë ditore nuk mund të cenojë procesin e liberalizimit të vizave.

Këtë deklaratë presidenti i vendit e bëri gjatë një vizitë në një kompani që merret me prodhimin dhe përpunimin e qumështit në fshatin Miradi në Fushë Kosovë.

Presidenti tha se përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që bëhet është në interes të të dyjave vendeve.

“Asnjë interes i adresave të caktuara politike nuk mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin e qytetarëve, qëllimin tonë e vizionin tonë evropian për liberalizim. Nuk ka çështje që do të mund të sfidonte liberalizmin. Kosova i njeh obligimet e veta”, tha Thaçi.

Top