Home LAJME Thaçi: Edhe pse e padrejtë, Kuvendi duhet të vendos lidhur me Tribunalin

Thaçi: Edhe pse e padrejtë, Kuvendi duhet të vendos lidhur me Tribunalin

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi deklaroi të enjten se edhe pse është çështje plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin lidhur me themelimin e Tribunalit për krimet e supozuara të luftës së fundit në Kosovë.

Thaçi tha se kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i jepet një përgjigje adekuate dhe meritore, transmeton Telegrafi.

“Jemi takuar me spektrin politik kosovar, kemi biseduar me partnerët tanë ndërkombëtar. Kurdo që e procedon Kryesia e Kuvendit, partitë politike do të jenë prezentë në Kuvend dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që t’i japim një përgjigje adekuate dhe meritore dhe të përgjegjshme në raport me shtetin dhe interesat e qytetarëve, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. E kam theksuar edhe më herët, se mes dy opsioneve, tani ka mbetur një opsion. Edhe pse kjo çështje është plotësisht e padrejtë dhe fyerje për shtetin e Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet ta marr vendimin”, deklaroi kryeministri Thaçi.

Previous articleKuçi: Nuk diskutuam për Gjykatën Speciale
Next articleNeki Emra NUK është fejuar