Home LAJME Thaçi është krenar me AKI-në

Thaçi është krenar me AKI-në

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi sot ka takuar pjesëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, AKI.

Ai përmes Facebook-ut ka njoftuar për këtë takim dhe njëkohësisht se atyre u ka shprehur mirënjohjen më të lartë për, siç ka shkruar ai, punën e tyre vetëmohuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Thaçi në Facebook e ka shkruar edhe këtë mesazh për të gjithë anëtarët e AKI-së:

“Askush më mirë se ju nuk e di se sa është e vështirë të ruhet liria dhe pavarësia e shtetit tonë. Prandaj, përkushtimi ndaj atdheut duhet të mbetet synimi i juaj edhe atëherë kur duhet të bëni sakrifica sublime. Unë jam krenar dhe mirënjohës për punën tuaj për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Previous articleMustafa: Nëse nuk jam kryeministër, prishet koalicioni
Next articleSë shpejti 70% e shitjeve online do të kryhen nga smartfonët